Pasi u përballën në GJYQ për "zogun e Tunës", Olti Curri dhe Soni Malaj tregojnë si i kanë marrdhëniet (FOTO) - AlpeGossip
Pasi u përballën në GJYQ për “zogun e Tunës”, Olti Curri dhe Soni Malaj tregojnë si i kanë marrdhëniet (FOTO)

Pasi u përballën në GJYQ për “zogun e Tunës”, Olti Curri dhe Soni Malaj tregojnë si i kanë marrdhëniet (FOTO)

Si është marrëdhënia e tyre?!

Pak kohë më parë në rrjete sociale bëri bujë lajmi se moderatori dhe opinionisti Olti Curri do të përballej në gjykatë me këngëtaren Soni Malaj.

Ata u përballën në gjyq për shkak të një statusi në Facebook bashkangjitur një fotoje ku Olti komentonte pozicionin e dorës së Sonit pasi shkruante: “Nderim Tunës”.

Por mesa duket Soni dhe Olti kanë bërë paqe publikisht. Këngëtarja dhe opinionisti janë takuar në një festë “fashion”-i në Durrës dhe në intervistë për emisionin “Pushime on Top” kanë pranuar se ky është takimi i parë publik që pas historisë së gjyqit ku artistja e paditi Oltin për fyerje.

Olti Curri, i njohur për kritikat e shumta në adresë jo vetëm të personazheve publikë, por edhe fenomeneve të ndryshme sociale, i pyetur se a i takon në festa të tilla personazhe me të cilët nuk flet, tha: “Unë flas me të gjithë, madje surpriza e surprizave këtu është Soni Malaj, me të cilën kemi pasur diçka të vogël”