Artan Mene, I njohur ndryshe si “Tani I Dekës” është nga personat e rrallë në Shqipëri që nuk shfaqen thuajse kurrë në ekrane.
Ndonëse partnerja e tij bën krejt të kundërtën, ish missi Valbona Selimllari edhe pse është active në rrjete sociale dhe në television kurrë nuk ka postuar apo publikuar asnjë foto me bashkëshortin.
Sot, mediat rozë risollën një postim të djalit të tyre në 2018 që mesa duket I kishte shpëtuar. Në foto shfaqej Artani me dy djemtë e tij.
I habitshëm është fakti se përse kjo ndodhi tani.
Fotoja është realizuar në një vend në qytetin spanjoll Leganés, ndërsa në mbishkrimin e fotos Deni shkruan vetëm: “Koha me familjen”.
Ish-Missi i parë shqiptar u përfol për një lidhje që prej viteve ’90 e më pas kur u bë imazhi I parë dhe I vetëm I “Deka” gjithçka mori kuptim
Familja e tyre përbëhet nga pesë anëtarë ku fëmijët janë dy djemtë dhe një vajzë.
Kujtojmë se Artan Mene ka qënë I martuar më parë, por ish bashkëshortja I ndërroj jetë në një aksident fatal. Prej asaj martese “Tani I Dekës” ka dy djem të rritur.