U PËRFOLËN PËR NDARJE/ Bora Zemani poston VIDEON qesharake dhe e godet në dorë Donaldin – AlpeGossip
U PËRFOLËN PËR NDARJE/ Bora Zemani poston VIDEON qesharake dhe e godet në dorë Donaldin

U PËRFOLËN PËR NDARJE/ Bora Zemani poston VIDEON qesharake dhe e godet në dorë Donaldin

Festat kanë trokitur edhe në shtëpinë e moderatores Bora Zemani, e cila s’ka duruar më gjatë dhe e ka vendosur pemën e Krishtlindjeve.

Bora s’ka vonuar ta dekorojë pemën siç ia ka ënda, ndërsa në llogarinë e saj në InstaStory na ka treguar pak nga ambienti i saj.

Videoja fillon në mënyrën më të bukur, teksa me muzikë festash në sfond, moderatorja zgjat dorën për të përkëdhelur drerin që qëndronte i varur në pemë.

Mirëpo, në një moment futet dora e Donaldit, i cili gjithashtu tendon të përkëdhelë drerin, ndërsa Bora e largon dorën e tij duke e qëlluar.

Kjo situatë përsëritet disa herë, derisa ata e heqin fare drerin nga pema, teksa na shkrinë së qeshuri.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/88402080_442213533847704_6788433309325845814_n.mp4?_=1

Bora dhe Donaldi po shijojnë prej kohësh lidhjen e tyre të dashurisë dhe sigurisht që edhe festat i kalojnë bashkë.

Momentalisht, Bora po drejton emisionin e shumëkomentuar “Për’puthen”, ndërsa Donaldi dhe Romeo kanë sjellë emisionin e tyre “Binjakët”, nga i cili Einxhel shkira njoftoi dje largimin e saj.