Doni të eleminoni situatat e xhelozisë me partnerin tuaj? Ja se si duhet të veproni – AlpeGossip
Doni të eleminoni situatat e xhelozisë me partnerin tuaj? Ja se si duhet të veproni

Doni të eleminoni situatat e xhelozisë me partnerin tuaj? Ja se si duhet të veproni

Në marrdhëniet në çift është shumë e rëndësishme mënyra se si sillemi dhe trajtojmë partnerin. Keqkuptimet dhe situatat e pakëndshme bëjnë që mos të ndiheni të qetë shpirtërisht. Xhelozia është një sjellje shumë e pakëndëshme ku në disa raste shkon deri në ndarje.
Ekspertet sygjerojn disa këshilla se si duhet të silleni për të reduktuar xhelozin me partnerin tuaj.

Kujdesuni më shumë për pamjen tuaj
Të kujdeseni për pamjen tuaj është shumë e rëndësishme jo vetëm për partnerin por edhe për ju vetë pasi do të ndiheni më të plotësuar përpara partnerit. Gjithashtu mos qëndroni gjithmonë njëzoj, mundohuni të bëni disa ndryshime për t’u shfaur ndryshe dhe plot freski. Kjo gjë do bëjë që partneri të ndihet mië dhe të vlersoj faktin që ju jeni të kujdeshme por edhe duke mos lënë hapsira për xhelozi.

Vetbesimi
Ndodh shpesh që kur jeni me partnerin tuaj dhe pranë jush kalon një femër e bukur, ju filloni të thoni se ajo nuk është e bukur ose edhe ta ofendoni. Kjo nuk është diçka pozitive sepse përderisa partneri ju ka zgjedhur juve atëherë ju jeni më e bukura për atë, kështu që duhet të keni më shumë vetbesim.

Afrimiteti
Ju duhet të jeni e afruar me partnerin tuaj në çdo situatë, duhet t’i tregoni atij çdo mendim që keni. Mund të ndodh që keni disa ide xhelozie ose dyshoni per diçka tek partneri juaj , është e këshillueshme të flisni me ate për situatën që ndodheni. Të flasësh hapur me partnerin ndoshta do ju bind që të ndryshoni mendimin.

Tregohuni të durueshëm
Në shumë situata na ndodh të reagojm para kohe dhe këto reagime të jenë të gabuara. Kemi raste kur partneri nuk ju përgjigjet në tëlëfon,nuk ju kthen sms apo vonohet për t’u kthyer në shtëpi, këto situata “dyshuese” na bëjën xheloze. Ju duhet të prisni që të takoheni me të për tju shpjeguar arsyet pasi mund t’i ketë dal një punë.

E pra asnjëherë nuk duhet të reagojmë , dyshojmë apo të dalim në konkluzione paraprake .Nëse duam një lidhje të shëndetshme duhet të jemi gjithmonë pozitiv përpara partnerit dhe të flasim me të për çdo mendim që kemi.