THYERJE PJATASH DHE…/ Sara na tregon me këtë VIDEO momentin kur gjyshi i Ledrit mëson se do bëhet stërgjysh – AlpeGossip
THYERJE PJATASH DHE…/ Sara na tregon me këtë VIDEO momentin kur gjyshi i Ledrit mëson se do bëhet stërgjysh

THYERJE PJATASH DHE…/ Sara na tregon me këtë VIDEO momentin kur gjyshi i Ledrit mëson se do bëhet stërgjysh

Sara Hoxha ka zhvilluar sot një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe ka zbuluar detaje të shumta nga shtatzënia. Ajo ka treguar se mezi po e pret lindjen e vogëlushes edhe pse nuk ka ardhur ende data e duhur për të lindur. Sara është shprehur se ajo dhe Ledri nuk kanë vendosur ende për emrin e vajzës, sepse do të presin t’i shohin fytyrën kur të lindë dhe të zgjedhin një emër për të më pas.

Ndërkohë fansat kanë qenë kurioz edhe për faktin se si kanë reaguar të afërmit e tyre pasi kanë mësuar lajmin e shtatzënisë. Sara ka zbuluar se Ledri e ka mësuar lajmin përmes celularit dhe 2 muaj më vonë janë takuar bashkë për shkak të pandemisë. Ndërkohë reagimi më i bukur nga të gjithë është ai i gjyshërve të reperit.

Sara ka treguar se sapo ata kanë mësuar lajmin ata kanë thyer pjatat e shtëpisë dhe ajo ka ndarë një video nga ky moment. Shihet se e gjithë dhoma është e mbushur me copëza pjatash, ndërkohë që gjyshi i Ledrit duket super i lumtur.

Keni parë më cute se kaq? Thyerja pjatash”, ka shkruar Sara përkrah videos.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/72901169_1023372518142145_2567634443383099464_n.mp4?_=1

Ledri ka treguar se ka një lidhje tepër të ngushtë me dy gjyshërit, të cilët jetojnë në të njëjtën shtëpi me të dhe prindërit e tij. Madje ata ishin të pranishëm edhe në babyshower-in, që reperi organizoi në shtëpinë e tij dhe ndau një moment mjaft të bukur me gjyshen.