Të ftuarit do ta kenë me dy mendje pjesëmarrjen, rregulli i fundit në dasmën mbretërore do t’ju habisë – AlpeGossip
Të ftuarit do ta kenë me dy mendje pjesëmarrjen, rregulli i fundit në dasmën mbretërore do t’ju habisë

Të ftuarit do ta kenë me dy mendje pjesëmarrjen, rregulli i fundit në dasmën mbretërore do t’ju habisë

Dasma që është vetëm disa ditë larg, pikërisht ajo e Princ Harry me Meghan ka gjithë vëmendjen e medias. Çdo ditë zbulohet ndonjë detaj i vogël, sot u zbulua rregullorja, e cila jo vetëm që është goxha e gjatë, por paska një pikë që ndoshta do ta bëjë ndonjë prej të ftuarve ta mendojë dy herë praninë në dasmë.

 

Nuk do të lejohen telefonat ditën e madhe, prandaj në rrjet nuk do ketë as selfie live nga dasma dhe asnjë skandal nuk do të dalë nga muret e pallatit, të paktën kështu mendohet. Ky rregull është vendosur në mënyrë që të përqendrohet gjithë vëmendja te çifti.