FANSJA I DHUROI GJITHË PASURINË/ Këngëtarja shqiptare refuzon ofertën tunduese – AlpeGossip
FANSJA I DHUROI GJITHË PASURINË/ Këngëtarja shqiptare refuzon ofertën tunduese

FANSJA I DHUROI GJITHË PASURINË/ Këngëtarja shqiptare refuzon ofertën tunduese

E ftuar së fundmi në emisionin “Soiree” ishte këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri. Gjatë diskutimit në studio në lidhje me dhuratat e festave, u prek edhe tema e dhuratave të padëshiruara.

Anxhela tregoi një episod të pazakontë që i kishte ndodhur me një fanse, e cila i kishte ofruar të gjithë pasurinë e saj.

“Ka qenë një histori e gjatë. Një grua që donte të më linte një pasuri dhe nuk e pranova. Mendoj që asnjeri nuk të jep diçka kaq të madhe pa e njohur dhe pa pasur diçka. Gjithçka ka një prapaskenë. Dhuratat nuk duhen pranuar nëse nuk vijnë nga njerëz të afërt.”- ka rrëfyer këngëtarja, duke treguar se e kishte refuzuar ofertën tunduese.