17 VITE DASHURI/ Julka zbulon sekretin e marrëdhënies së gjatë e të lumtur me Andin – AlpeGossip
17 VITE DASHURI/ Julka zbulon sekretin e marrëdhënies së gjatë e të lumtur me Andin

17 VITE DASHURI/ Julka zbulon sekretin e marrëdhënies së gjatë e të lumtur me Andin

Është një ndër çiftet më jetëgjatë të showbiz-it shqiptar. Julka Gramo dhe Andi D.J numërojnë plot 17 vite dashuri (që sigurisht mund të kenë patur ulje e ngritje si çdo çift), ama ata ja kanë dalë t’i mbijetojnë ‘stuhive’ apo vështirësive që hasin shpesh marrëdhëniet e të jenë një çift tejet i lumtur.

Sot prindër të dy djemve, Ian dhe Greg mami Julka dhe babi Andi nuk harrojnë herë pas here të shprehin ndjenjat publikisht edhe nëpër rrjetet përkatëse sociale. I tillë ishte edhe postimi i fundit i Julkës në Instagram, ku ndërsa postoi një foto ku çifti shihen gjithë dashuri në sy me njëri tjetrin, moderatorja shkruan nën foto se gjithçka do për Krishtlindje është ai, pra Andi.

Mes pëlqimeve e komenteve për çiftin, një ndër ndjekëset e pyet Julkën se cili është sekreti i një marrëdhënie të lumtur.

“Çelësi, jeto dhe lër të jetojnë, edhe pse receta nuk ka për këto punë”; i përgjigjet moderatorja komentueses duke e falenderuar.

Epo le ta mbajmë shënim këtë këshillë të Jukës, mbase do të na duhet!