ME PAMJEN “BOMBË”/ Luana Vjollca e ka gati projektin e ri muzikor (VIDEO) – AlpeGossip
ME PAMJEN “BOMBË”/ Luana Vjollca e ka gati projektin e ri muzikor (VIDEO)

ME PAMJEN “BOMBË”/ Luana Vjollca e ka gati projektin e ri muzikor (VIDEO)

Moderatorja Luana Vjollca nuk i njeh pushimet! Ajo ka punuar gjatë dhjetorit për të prezantuar projektin e ri muzikor dhe me sa duket e ka gati.

Kënga e re që titullohet “Gyle Gyle” vjen me refrenin në gjuhën turke, një risi kjo në repertorin e Luanës.

Sa për pamjen e saj në klip, Luana na ka shuar kuriozitetin dhe duket bombë fare. Me flokët e gjatë këtë herë, ndryshe nga sa e kemi parë në daljen e fundit në emision, Luana duket mjaft joshëse teksa ekspozon gjoksin.

Moderatorja ka zgjedhur disa aksesorë unikë nga “Swarovski” që e bëjnë të shkëlqejë edhe më shumë. Bukuroshja bjonde ka veshur një fustan në ngjyrë jeshile të errët brumbulli i hapur në pjesën e supeve.

Kënga publikohet sot në orën 14:00 dhe që tani mezi po presim të shohim më shumë!