“SHKOJ ME GOCA PËR NJË NATË”/ Eri zbulon arsyen pse e demaskoi Ledjana Prengën – AlpeGossip
“SHKOJ ME GOCA PËR NJË NATË”/ Eri zbulon arsyen pse e demaskoi Ledjana Prengën

“SHKOJ ME GOCA PËR NJË NATË”/ Eri zbulon arsyen pse e demaskoi Ledjana Prengën

Eri Aga është një ndër ish-konkurrentët e “Për’puthen” që herë pas here merr vëmendjen e të gjithë ndjekësve me postimet në rrjetet sociale apo edhe me intervistat e ndryshme.

Ai mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në “Glamour Zone”, ku zbuloi publikisht arsyen e prishjes së raportit me ish-konkurrenten, Ledjana Prenga, me të cilën ka pasur disa takime brenda në emisionin e dashurisë.

Ai tha se i ka kërkuar që të jetë e sinqertë me të dhe t’i tregojë nëse ndjen vërtet diçka për Mevlan Shabën apo jo. Por pavarësisht përgjigjes negative që mori, Ledjana u çua të kërcente në mes të studios me Shabën në ditën që u transmetua takimi i saj me Erin.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, Eri tha se Ledjana i ka pohuar me gojën e saj se nuk ka ndjenja për Mevlanin dhe se e gjithë historia e tyre është përgatitur me skenar. Gjithashtu ai shtoi se për 2 javë Ledjana dhe Mevlani do dalin çift, sepse i pëlqen publiku dhe ashtu ndodhi.

“Me Ledjanën unë kurrë nuk do e kisha hedh poshtë, por jam treguar shumë i drejtpërdrejtë me të. Kur kemi pasur takimin e shoqëroja me makinë dhe kur bënim muhabet i thoja ‘Ledjana, unë jam i drejtpërdrejtë edhe nëse ti ke diçka me Mevlanin, ta di që të tërhiqem. Se unë nuk bëj dot lojëra.

Më betohej për familjen, vëllain, që nuk e ka qejf Mevlanin. Edhe unë vazhdoja ta bëja për vete. Kur kisha takimin me të ajo çohet të kërcejë me Mevlanin në studio, vetëm për shoë, për disa folloëers-a më shumë. Por mua më prek kjo gjë, se kur ti më betohesh edhe më thua ‘nuk kam asgjë me atë’, edhe këtej del kërcen me atë para syve të mi… avash një herë, se s’je askushi të më ulësh hundën mua!

Çfarë do të bësh? Të gënjesh publikun që të rrisësh ndjekësit dhe të bësh giveaëay dhe reklama? Do me e bo këtë gjë, atëherë vazhdo boje. Unë kurrë nuk kam bërë reklama, kurse ajo… Në emision ke hyrë për dashurinë, jo për të bërë lekë,”- tha Aga.

I pyetur se sa ka qenë lidhja e tij më e gjatë, Eri tha: “Dy ditë, vetëm për një natë domethënë. Nuk kam rënë asnjëherë në dashuri. Po përpiqem që të dashuroj. E njoh veten dhe e di që në një lidhje do jem xheloz dhe nuk duroj fare, sidomos sot, kështu si kanë ardhur kohët. Kur filloj pëlqej një gocë, më rri mendja te ajo edhe çmendem fare”.