PROVOJENI/ Ja si ti bëni sfungjerët e grimit të duken të rinj – AlpeGossip
PROVOJENI/ Ja si ti bëni sfungjerët e grimit të duken të rinj

PROVOJENI/ Ja si ti bëni sfungjerët e grimit të duken të rinj

Ky sfungjer i vogël që ju e përdorn thuajse përditë është shtëpia e mijëra baktereve. Kështu që kur cekni çdo cep të fytyrës me të, dijeni se po shpërndani baktere dhe papastërti në lëkurë, që rrjedhimisht shkaktojnë puçrra dhe prishin balancën e lëkurës.

Ja si të pastroni sfungjerin tuaj para çdo përdorimi:

Metoda 1: Fërkojeni me sapun

Futeni sfungjerin nën ujë deri sa të njomet plotësisht dhe të zmadhohet. Me ndihmën e një sapuni, fërkoni sfungjerin para mbrapa teksa ushtroni presion. Në këtë mënyrë depozitoni larës në brendësi të sfungjerit. Kur shkuma të marrë ngjyrë fondatine, shpëlajeni nën ujë të bollshëm.

Metoda 2: Masazhojeni me vaj uliri dhe detergjent enësh

Hidhni dy masa detergjent enësh dhe një masë vaj uliri në një pjatë dhe përdoreni për të masazhuar sfungjerin. Kur të jetë ngopur me miksimin, shpëlajeni në ujë të bollshëm deri kur të mos lëshojë më ngjyrë.

Metoda 3: Futeni në mikrovalë

Në një gotë miksoni ujë dhe pak pika shampo flokësh ose detergjent enësh. Zhysni tërësisht sfungjerin, shtrydheni pak në ujë dhe pastaj futeni në mikrovalë për një minutë.