BEBE REXHA I “ÇMENDI” TË GJITHË/ Pas Florit, edhe Enca bën veprimin e radhës: Më… (FOTO) – AlpeGossip
BEBE REXHA I “ÇMENDI” TË GJITHË/ Pas Florit, edhe Enca bën veprimin e radhës: Më… (FOTO)

BEBE REXHA I “ÇMENDI” TË GJITHË/ Pas Florit, edhe Enca bën veprimin e radhës: Më… (FOTO)

Para pak ditësh Flori Mumajesi u bë kryefjala e mediave rozë pasi u shpreh hapur se donte të ishte burri që këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha po kërkon. Ai zbuloi përmes një postimi në Instastory se i kishte replikuar asaj duke i shkruar me humor: “Tak tak…Hape derën, jam unë burri <3. Më shpejt se kaq nuk vija dot”.

Ps këtij mesazhi kaq të ëmbël nga Flori mezi po prisnim përgjigjen e Bebes, e cila duket se ka vendosur të mos i përgjigjet. Këtë e ka treguar vetë kantautori i njohur përmes një tjetër postimi në Instagram ku ka zbuluar se ajo i’a ka lënë ‘seen’.

Por siç duket jo vetëm Flori është “fiksuar” me Bebe Rexhën. Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto ku tregon të pasmet e saj bombastike dhe në mesin e shumë komenteve, nuk ka munguar as ai i Encës, e cila i tha se e pëlqen atë imazh.

“Më pëlqen”, ka shkruar Enca, e cila ka treguar edhe një herë simpatinë për Bebe Rexhën.