“PERSONAZHI I VITIT”/ Flori Mumajesi befason me reagimin e tij: I vetmi person që e meriton…(FOTO) – AlpeGossip
“PERSONAZHI I VITIT”/ Flori Mumajesi befason me reagimin e tij: I vetmi person që e meriton…(FOTO)

“PERSONAZHI I VITIT”/ Flori Mumajesi befason me reagimin e tij: I vetmi person që e meriton…(FOTO)

Në mediat dhe revistat e njohura shqiptare është bërë traditë që të shpallet një emër i njohur për publikun shqiptar si personazhi i vitit.

Kryesisht sondazhet janë bërë online, ku një prej tyre është edhe ai i “Revista Class”, ku si personazhi i vitit 2018 është shpallur këngëtari i njohur, FloriMumajesi. Në vetëm pak javë ai arriti të jetë një ndër personat publikë më të komentuar në mediat rozë, por siç duket këngëtari i njohur mendon se është dikush tjetër që duhet ta marrë këtë çmim dhe bëhet fjalë për Elvis Naçin.

Kujtojmë se teologu, Elvis Naçi është kthyer një një personazh shumë të dashur për publikun pas emisionit të bamirësisë me anë të të cilit ka ndihmuar shumë familje në nevojë.

“Personalisht për mua ka vetëm një emër i cili e meritonte të ishte i nominuar dhe fitues nga të gjitha portalet dhe mediat, Elvis Naçi”, – shkruan Flori.

Këtë viti Flori Mumajesi u shpall fitues i “Këngës Magjike” me këngën e titulluar “Plas” e cila ka marrë miliona klikime.