TRUMP I FTUARI I RRADHËS NË “XING ME ERMALIN”/ Mamaqi: Bëni pyetjen tuaj, më e bukura merr vizën amerikane – AlpeGossip
TRUMP I FTUARI I RRADHËS NË “XING ME ERMALIN”/ Mamaqi: Bëni pyetjen tuaj, më e bukura merr vizën amerikane

TRUMP I FTUARI I RRADHËS NË “XING ME ERMALIN”/ Mamaqi: Bëni pyetjen tuaj, më e bukura merr vizën amerikane

Si çdo javë, moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka zbuluar të ftuarit e tij të radhës në “Xing me Ermalin”. Në këtë mënyrë fansat e të ftuarve kanë mundësi të bëjnë pyetje për ta.

Por me një postim të bërë së fundmi në “Instagram”, Ermali i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij. Ai ka treguar se i ftuari i radhës do të jetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ermali ka publikuar një foto ku shfaqet ai së bashku me Trump në studion e “Xing me Ermalin. Në fakt fotografia duket aq reale, edhe pse ajo është bërë me “photoshop”.

“I ftuar kete jave ne Xing me Ermalin, Trump djali!  E bera nje emision me Trumpin por nuk do e nxjerr se ka dal kot. Sidoqofte ju beni pyetjen tuaj, pyetjet me te bukura marrin vizen amerikane”, shkruan moderatori.