BËHET NOSTALGJIKE/ Olta Gixhari poston FOTOT nga “beqaria”: Shiko luaja edhe… – AlpeGossip
BËHET NOSTALGJIKE/ Olta Gixhari poston FOTOT nga “beqaria”: Shiko luaja edhe…

BËHET NOSTALGJIKE/ Olta Gixhari poston FOTOT nga “beqaria”: Shiko luaja edhe…

Në gusht të vitit që lamë pas, aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixhari, u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë vogëlushin Amar, me partnerin që ende s’na e ka treguar. Olta shkoi të jetojë në Spanjë me partnerin gjatë kohës së karantinës, ku solli edhe të birin në jetë.

Jeta e aktores ndryshoi totalisht gjatë këtij viti, ndërsa së fundmi ajo është bërë nostalgjike për kohët kur ishte beqare.

Në InstaStory, Olta ka ndarë disa orë më parë disa foto seksi të sajat, teksa shijonte jetën kur s’kishte ende asnjë përgjegjësi.

      

Megjithëse s’na e ka prezantuar asnjëherë partnerin, Olta ka ndarë tek tuk ndonjë foto me të (ku sigurisht s’ia kemi dalluar dot portretin).

Si rrallëherë, ajo ka bërë një dedikim për partnerin, teksa i mungojnë kohët e bukura me të.

Olta ka ndarë në InstaStory një foto ku shfaqet e shtrirë në rërë në njërin prej plazheve të Spanjës, teksa përqafon gjysmën e saj.

“M’ka marrë malli të zhgurritem me burrin brigjeve. Ehhh”- shkruan Olta krahas postimit.

“Kemi një ndryshim në dukje të parë, por dhe ai thellë-thellë është si unë. Nuk është i fushës së artit. Më pëlqen shumë që ai nuk ma ka ndrydhur këtë pjesën e koketës që kam unë, energjinë, çmenduritë e mia, ose ndryshim planesh përnjëherë. Është njeri që më jep liri dhe shumë qetësi, sepse nuk bëra kot valixhet gati dhe të ikja. Deri tani jemi shumë rehat me njëri-tjetrin, plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin”, është shprehur më herët Gixhari për partnerin.