HIDHINI NJË SY/ Disa hile sa praktike aq edhe të çuditshme bukurie që përdorin gratë e famshme – AlpeGossip
HIDHINI NJË SY/ Disa hile sa praktike aq edhe të çuditshme bukurie që përdorin gratë e famshme

HIDHINI NJË SY/ Disa hile sa praktike aq edhe të çuditshme bukurie që përdorin gratë e famshme

Të gjithë kemi ato hilet tona të bukurisë që sado të çuditshme të tingëllojnë për të tjerët, ne nuk heqim dorë sepse funksionojnë. Personazhet e famshme nuk bëjnë përjashtim, prandaj hidhini një sy hileve të çuditshme, praktike dhe të zakonshme që përdorin disa prej grave më të famshme.

Rihanna

Ca hile sa praktike aq edhe të çuditshme bukurie që

Rihanna për shembull stilon flokët dhe vetullat me sapun të zakonshëm me qëllim që t’i qëndrojnë të fiksuara sa më gjatë. Ylli i muzikës thotë se këtë hile e ka mësuar nga artisti i saj i make up-it. Sapuni për të funksionon më shumë se çdo gjë tjetër kur vjen puna për të fiksuar flokët/vetullat pas lëkurës.

Kim Kardashian

Ca hile sa praktike aq edhe të çuditshme bukurie që

Gjatë festës së Vanity Fair pas Oscars, Kim dukej shumë, po shumë elegante. ajo u pyet se çfarë kishte bërë që dukej ndryshe dhe tha se kishte përdorur vetëm bronzer tek pjesa e penelit në zonën e qepallave të syrit.

Jennifer Aniston

Ca hile sa praktike aq edhe të çuditshme bukurie që

Artistja e make up-it të Aniston përdor një hile shumë të thjeshtë që e bën buzëkuqin e Aniston të zgjasë për orë e orë të tëra. Pasi ka vendosur buzëkuqin e zgjedhur, ajo aplikon pak letër orizi në krye dhe spërkat pudër të thjeshtë po në atë zonë. Kjo ndihmon që buzëkuqi të qëndrojë gjatë.

Susan Sarandon

Ca hile sa praktike aq edhe të çuditshme bukurie që

Susan është plot 74 vjeç dhe le ta pranojmë që duket shumë, shumë më e re se aq! Sekreti sipas grimierit të saj është: aplikimi i bronzerit duke nisur nga balli, tek mollëzat dhe në pjesën e poshtme të mjekrës.

Jennifer Lopez

Ca hile sa praktike aq edhe të çuditshme bukurie që

Lopez përpiqet gjithmonë të përdorë lapsa buzësh në ngjyra shumë natyrale për t’i bërë të duken më të plota.

Emma Stone

Ca hile sa praktike aq edhe të çuditshme bukurie që

Emma Stone ka një fiksim të çuditshëm me hidratimin e lëkurës dhe buzëve. Nuk ndan kolagjenin dhe vitaminën E.

Elizabeth Taylor

Ca hile sa praktike aq edhe të çuditshme bukurie që

Mes shumë sekreteve që kishte, çfarë dallonte nga të tjerët ishte dushi pasi kishte bërë make up. Lagështia e krijuar sipas saj e bënte make up-in më natyral dhe qukat dalloheshin më lehtësisht prej fondatinës.