“16 VJEÇE KAM MARRË..”/ Nuk do ta besoni, ja se sa është paguar Fifi në fillimet e karrierës (FOTO) – AlpeGossip
“16 VJEÇE KAM MARRË..”/ Nuk do ta besoni, ja se sa është paguar Fifi në fillimet e karrierës (FOTO)

“16 VJEÇE KAM MARRË..”/ Nuk do ta besoni, ja se sa është paguar Fifi në fillimet e karrierës (FOTO)

Të gjithë personazhet që kanë arritur shumë në jetë kanë punuar fort për të mbërritur këtu ku janë sot. Pjesa më e madhe e tyre janë mjaftuar me pak në fillim, duke kërkuar si fillim eksperiencën e më pas fitimin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Fifin vite më parë.

Këngëtarja ka treguar sot gjatë një bisede me ndjekësit se në fillimet e saj është paguar nga 10-35 euro për performancat që ofronte në lokalet e Prishtinës. Ndonëse pagesa ka qenë kaq e ulët, ajo shprehet se atëherë ndjehej njeriu më me fat në botë që i jepej mundësia të punonte e të fitonte para me djersë.

“16 vjeçe dhe kam kënduar në kafet e vogla në Prishtinë. Herë me kitarë, herë me tastierë dhe më e  bukura është që ka pas raste kam marrë 10 euro për performancën e më shumë 35 euro në atë kohë. Dhe ndjehesha njeriu më me fat në botë se po e fitoja me djersë”, është përgjigjur Fifi teksa është pyetur se kur ka nisur punë për herë të parë.

Gjatë kësaj bisede virtuale, Fifi ka shpjeguar edhe videon ku shfaqej duke u përlotur e që bëri bujë disa javë më parë.

Dikush e pyeti nëse është prekur vërtetë nga kënga në video apo për shkak të dhimbjes që ndjen nga dashuria.

“Kom kajt per dashni jo per dhimbje. Kom kajt per eren e trupit te atij qe m’kishte ngel ne rroba .. P.s. per ju mediat e rrespektume .. une s’kam humb asnji njeri … perkundrazi une jam super e Lumtur Jeni tu shpif masivisht Edhe po i jepni vemendje kot nje situate qe eshte ZERO E VERTETE dhe s’ka lidhje me mu as me jeten tem .. Ju dua Perjetesisht”, u përgjigj Fifi.