Rita Lati mërzitet për tatuazhin e ri të Rozës: “Nuk do të jesh më vajza ime, të kam mohuar!” (FOTO) – AlpeGossip
Rita Lati mërzitet për tatuazhin e ri të Rozës: “Nuk do të jesh më vajza ime, të kam mohuar!” (FOTO)

Rita Lati mërzitet për tatuazhin e ri të Rozës: “Nuk do të jesh më vajza ime, të kam mohuar!” (FOTO)

Roza Lati, moderatorja sipmatike e “Why Not” e ka thënë shpesh në intervistat e saj se Rita Lati, mamaja e saj, nuk është aspak dakord që Roza ka aq shumë tatuazhe dhe madje i ka premtuar disa herë se nuk do të pikturonte më në lëkurën e saj. Por duke qenë se Roza i ka shumë qejf këto të fundit e ka pasur shumë të vështirë që t’ja plotësojë mamit dëshirën.

Sot, moderatorja ka shpërndarë në Instastory disa shprehje dhe figura kuajsh dhe pasi ka mbaruar publikimin e tyre, ka bërë tag djalin që i bën asaj tatuazhet duke i thënë se së shpejti duhet të inspirohen për një tatuazh të ri. Por këtu sigurisht që futet në skenë Rita, e cila i ka dërguar menjëherë mesazh në Whatsapp Rozës:

“Kuptimi i gjësë. Mos do të bësh ndonjë zhgaravin tjetër, të kam mohuar s’kam fëmijë. Mendohu mirë. Viiiiiiz” – i ka shkruar Rita ndërkohë që Roza ka postuar bisedën në Instastory dhe ka shkruar: “Kur merr vesh mami që do bëj tattoo, hahahah”.

Në fakt Roza, vështirë e ke tashmë. Je midis një zgjedhjeje të vështirë…