Viola Spiro EKSPOZON jetën si PASANIKE, frekuenton vendet më të shtrenjta në botë (FOTO) – AlpeGossip
Viola Spiro EKSPOZON  jetën si PASANIKE, frekuenton vendet më të shtrenjta në botë (FOTO)

Viola Spiro EKSPOZON jetën si PASANIKE, frekuenton vendet më të shtrenjta në botë (FOTO)

Ish-velina e “Fiks Fare”, e cila prej vitesh ishte e lidhur ngushtë me këtë punë në televizion, së bashku me motrën e saj Petrula, tashmë, jo vetëm që nuk e fsheh, por i pëlqen ta tregojë që po jeton standardin e jetës së një pasanikeje të vërtetë.

Një muaj nga lënia në gjendje të lirë e të dashurit të saj Valentin Selaj, gazetarja e sportit braktis Tiranën, herë pas here, për të shijuar botën në vendet e klasit të parë, që kanë mundësi t’i shkelin dhe t’i provojnë vetëm pasanikët. Nëse i hidhni një sy “Instagramit” të saj, pas një stopimi të shkurtër postimesh (që përkoi me kohën kur i dashuri i zemrës ishte në arrest), tashmë ajo përditëson profilin e saj zyrtar me foto nga qendrat tregtare të luksit e deri te restorantet, ku fatura e një darke mund të jetë e papërballueshme për një prezantuese të një emisioni sportiv në RTSH.

Kështu, lokacioni i një prej darkave të saj është “Zuma Istambul”, ndër restorantet më të shtrenjtë në botë ku shërbehet sushi. Ndërsa një tjetër foto, e shkrepur në Turqi, tregon vendodhjen para një “shopping center” ndër më të shtrenjtët në Stamboll. Metropolin turk duket se Viola e ka shijuar në maksimum, duke qenë se e ka pozuar edhe para “Grand Bazaar Instambul”, ku duket shumë në formë me një palë pantallona të shkurtra dhe xhaketë rozë sipër.

Prezantuesja e sportit u është rikthyer pushimeve luksoze, ashtu siç bënte para arrestimit të partnerit, me të cilin duket se ka një lidhje të fortë dashurie. E pasi shijoi Jugun e Shqipërisë, siç ishte resorti luksoz Kep Merli në Sarandë, tani po bën xhiron e botës. Ajo po i kthehet aty ku e ka lënë argëtimin pas pesë muajsh të vështirë, që kaloi në jetën private që nga ndalimi i të dashurit, Valentin Selajt në Holandë. Para një muaji ai fitoi lirinë dhe ata u fotografuan sërish çift, dëshmi kjo se lidhja e tyre është më e fortë tani, pas sprovës që kaloi. Paparaci i fotografoi ata në zemër të Tiranës, pikërisht në zonën e ish-Bllokut, teksa festonin së bashku lirinë në një lokal të populluar, për të fituar kohën e humbur.