Kim Kardashian i paska bërë gati valixhet për në Tiranë, por ja çfarë e “PENGOI”… – AlpeGossip
Kim Kardashian i paska bërë gati valixhet për në Tiranë, por ja çfarë e “PENGOI”…

Kim Kardashian i paska bërë gati valixhet për në Tiranë, por ja çfarë e “PENGOI”…

Kim Kardashian dhe të pasmet e saj bombastike do t’i kishim parë live tek Pallati i Kongreseve, por me sa duket çmimi i kripur i 1 milionë eurove na e hoqi këtë mundësi.

Emisioni “Jo Vetëm Modë” zbuloi se Kim, ka qenë në negociata për ta shoqëruar bashkëpunëtorin e saj më të afërt, Mario Dedivanovic, gjatë Masterclass-it të tij në Tiranë.

Dy organizatoret e këtij eventi në Tiranë, Ketrina Jarazi dhe Agnesa Hadërgjonaj, thanë për emisionin “Jo vetëm modë” se arsyeja që Kim nuk erdhi në Shqipëri ishte pikërisht çmimi i biletave.

“Kim Kardashian zakonisht kërkon 1 milion euro për të qenë pjesë e një eventi. Përveç kësaj, kërkon edhe avion privat. Plus që nuk është vetëm, duhet të ketë edhe pjestarë të stafit me vete.

Nëpërmjet Marios, negociuam për një çmim pak më të ulët. Por, pastaj do të kishim më shumë punë me sponsorat. Gjithashtu, i binte që çmimi i biletave të mos ishte kaq i ulët, sepse do të duhet të mbulonte 1 milion eurot që kërkonte Kim-i.”, thanë organizatoret e këtij evenimenti të shumëpërfolur.

Ndërsa motra e Marios, Marina Dedivanovic, tha se vëllai i saj bëri çmos që të siguronte koston më të ulët për shqiptarët, në mënyrë që sa më shumë bashkëatdhetarë të mund të ishin të pranishëm në Masterclass-in e tij.

“Dëshirën për të realizuar një masterclass këtu, vëllai im e ka patur prej vitesh. Kështu, ai vendosi të ulë çmimet e biletave, në mënyrë që të ishte e përballueshme për këdo nga Shqipëria dhe vendet përreth.”, u shpreh Marina për “Jo Vetëm Modë”.

Bileta “Excluzive VIP” për Masterclass-in e Marios në New York kushton 749 dollarë, ndërsa në Shqipëri kushtoi vetëm 350 euro, ndërsa biletat stadarte kushtuan vetëm 50 euro, për t’iu dhënë mundësi sa më shumë shqiptarëve që të ishin pjesë e këtij kursi.

Po atëherë, si i bëhet për të sjellë Kim-in mes admiruesve më të nxehtë të saj nga Ballkani? Çmimi i biletave zor se mund të ulet, por ca njerëz të privilegjuar mund të kenë shansin ta shijojnë Kim-in prej mishi e kockash në kryeqytetin shqiptar, veçse duhet të presim pak.

“Ndoshta në të ardhmen, mund ta sjellim edhe Kim-in në Tiranë, por në një sallë më të vogël.”, kështu tha organizatorja Ketrina për “Jo Vetëm Modë”.

“Vëllai im e ka shumë përzemër faktin se është shqiptar. Ai donte të sigurohej se çdokush të mund ta përballonte masterclass-in.”, tha gjithashtu motra e Marios.