Aktorja turke pranon se ka bërë botoks: “Jam penduar” – AlpeGossip
Aktorja turke pranon se ka bërë botoks: “Jam penduar”

Aktorja turke pranon se ka bërë botoks: “Jam penduar”

Botoksi vuri në qendër të vëmendjes aktoren 42-vjeçare turke. Pavarësisht se u shpreh fillimisht se kujdesi i saj për lëkurën e fytyrës ishte vetëm natyral, Nurgul Yeşilçay nuk mund t’u mohonte fansave se ndryshimi në imazh erdhi nga injektimi.

Vetë aktorja, siç shkruajnë mediat turke, pranoi se i është nënshtruar një botoksi për të përmirësuar pamjen, por është penduar për këtë. Me sa duket, rezultati nuk ka qenë ai që pritej, ndaj edhe 42-vjeçarja ka vendosur të heqë dorë.

Ajo është shprehur se nuk do të provojë më t’i nënshtrohet një botoksi, pasi që tani e tutje do t’i besojë vetëm produkteve të bukurisë.

Nurgul zbuloi se ka filluar të përdorë një lloj kremi natyral me përbërje nga mëlçia e peshkaqenëve. Siç tha ajo, për një kohë shumë të shkurtër, rezultati ka qenë mjaft pozitiv, aq sa jo vetëm i ka eliminuar shenjat e moshës, por edhe i ka dhënë lëkurës rigjenerim.