PROVOJENI TANI! Ja pse duhet të flesh çdo natë me një hudhër poshtë jastëkut – AlpeGossip
PROVOJENI TANI! Ja pse duhet të flesh çdo natë me një hudhër poshtë jastëkut

PROVOJENI TANI! Ja pse duhet të flesh çdo natë me një hudhër poshtë jastëkut

Hudhra është një perime shumë e zakonshme në shumë kuzhina dhe përdoret në të gjithë botën. Por, a e dini se disa njerëz e futin hudhrën nën jastëk?

Shumë njerëz që e kanë të vështirë të flenë dhe të bëjnë gjumë të qetë besojnë se vënia e një hudhre nën jastëk, çdo natë, do të përmirësojë dukshëm gjumin.

Sipas faqes në “Steps to Health”, përbërësit e squfurit në hudhër, së bashku me aromën e saj, kanë një efekt qetësues që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Era mund të jetë diçka bezdisëse në fillim, por pas disa ditësh, ajo nuk do të jetë problem dhe do ta kuptoni se hudhra është ilaçi më i mirë kundër pagjumësisë.

Madje ka efekt pozitiv edhe në performancën fizike, pasi hudhra ndihmon të në rritjen e niveleve të energjisë që do ju duhen për ditën tjetër.

Bashkë me vendosjen e hudhrës nën jastëk, gjithashtu mund të hash të paktën një hudhër në ditë me stomak bosh, me ose pa limon.

Hudhra në dietë mund të jetë shumë e dobishme për shëndetin. A e dini se hudhra mund të luftojë sëmundjen, përfshirë edhe ftohjen e zakonshme? Dihet që hudhra është e njohur për të forcuar sistemin imunitar.

Sëmundjet kardiovaskulare që shkaktojnë sulme në zemër janë vrasësit më të mëdhenj në botë. Presioni i lartë i gjakut, hipertensioni, është një nga nxitësit më të rëndësishëm të këtyre sëmundjeve. Sipas studimeve, konsumimi i hudhrës ka një ndikim të rëndësishëm në uljen e presionit të gjakut tek njerëzit me presion të lartë. Hudhra, gjithashtu, përmirëson nivelin e kolesterolit, i cili mund të ulë rrezikun e sëmundjes së zemrës.

Të hash hudhër mund të ndihmojë në detoksifikimin e metaleve të rënda në trup. Në doza të larta, komponimet e squfurit në hudhër janë treguar se mbrojnë trupin kundër dëmtimit të organeve nga toksiciteti i metaleve të rënda.