POZOI ME FUSTAN NUSËRIE/ Anxhela Peristeri publikon hitin më të ri – AlpeGossip
POZOI ME FUSTAN NUSËRIE/ Anxhela Peristeri publikon hitin më të ri

POZOI ME FUSTAN NUSËRIE/ Anxhela Peristeri publikon hitin më të ri

Pak ditë më parë, këngëtarja Anxhela Peristeri publikoi një foto ku shfaqej pranë fustaneve të nusërisë së Ami Event. Menjëherë në media qarkulloi lajmi se ajo do t’i jepte fund beqarisë, mirëpo më vonë këngëtarja zbuloi se po filmonte klipin e këngës së saj të re.

Pak më parë Anxhela ka publikuar më në fund këngën e re të titulluar “Shpirti i bukur”. Anxhela shfaqet mjaft në formë teksa shkëlqen me fustanin e bardhë. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat dhe deri tani ka 300.000 klikime në Youtube.

“Shpirti i bukur për të gjithë ata që bukurinë e kanë në shpirt”, ka shkruar Anxhela në postimin e saj në Instagram.