PAS NDARJES ME ERA ISTREFIN/ Faton Shoshi konfirmon lidhjen me modelen e njohur (FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES ME ERA ISTREFIN/ Faton Shoshi konfirmon lidhjen me modelen e njohur (FOTO)

PAS NDARJES ME ERA ISTREFIN/ Faton Shoshi konfirmon lidhjen me modelen e njohur (FOTO)

Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se menaxheri i njohur Faton Shoshi kishte nisur një lidhje të re me një modele të njohur. Sipas lajmeve që qarkulluan Fatoni ishte lidhur me një modele nga Kosova, por që jetonte në Milano, Gresa Hoti.

Ndërkohë që lajmi i lidhjes së tij të re bëri xhiron e mediave më në fund Fatoni ka zgjedhur t’i konfirmojë këto lajme nëpërmjet një fotoje të adhurueshme.

Ai ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto ku shfaqet i ulur mbi një Ferrari së bashku me modelen dhe e puth atë në faqe. Këtë foto menaxheri i njohur e ka shoqëruar edhe me një zemër.

Kaq ka mjaftuar dhe fansat e tij të shumtë kanë nxituar ta urojnë për lidhjen e re që ai ka nisur. Kujtojmë që Faton Shoshi para kësaj lidhje është përfolur vazhdimisht se ka qenë në një marrëdhënie me këngëtaren e njohur, Era Istrefi.

 

 

Nuk janë emaile të më