“FAMILJA ËSHTË GJITHÇKA…”/ Arsimi sqaron largimin e tij nga “Për’puthen” (FOTO) – AlpeGossip
“FAMILJA ËSHTË GJITHÇKA…”/ Arsimi sqaron largimin e tij nga “Për’puthen” (FOTO)

“FAMILJA ËSHTË GJITHÇKA…”/ Arsimi sqaron largimin e tij nga “Për’puthen” (FOTO)

Në fillim të muajit shkurt, emisionit “Për’puthen” iu bashkua një djalë i ri, Arsimi, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Ai ishte konkurrenti i parë me origjinë nga Maqedonia, por gjatë prezantimit të tij Arsimi tha se prej vitesh jeton e punon në Zvicër.

Mirëpo asgjë nga këto nuk ju tërhoqi më shumë vëmendjen vajzave se sa fakti që ai ishte baba i një djali. Arsimi tregoi se ai është baba i një djali 3-vjeçar të quajtur Lion. Madje ai zbuloi një tatuazh në krahun e tij, ku kishte gdhendur portretin e vogëlushit. Arsimi tha se djali jeton me nënën e tij në Zvicër dhe se takohet me të vetëm gjatë fundjavave.

Pikërisht i vogli u bë shkak që Arsimi të lërë përfundimisht “Për’puthen”. Ai tha se do të largohet për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.

Mirëpo, menjëherë pas daljes nga “Për’puthen”, u zbulua lidhja e Arsimit me ish-konkurrenten e emisionit, Ana Lleshin. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” konfirmuan raportin e tyre, të cilin edhe Ana e pranoi më vonë gjatë një interviste.

Kështu, publiku mendoi se djali nuk ishte arsyeja e vërtetë e largimit të Arsimit nga emisioni. Por, për të gjithë ata që nisën të kenë dyshime, postimi i fundit i ish-konkurrentit në Instagram ka sqaruar situatën.

Ai ka publikuar një foto të djalit dhe vëllezërve të tij, teksa tregon se të dielën ka fluturimin dhe do t’i bashkohet atyre.

“Familja është gjithçka! të dielën kam fluturimin tim dhe shihemi djema Miss U ❤”- ka shkruar ai, duke sqaruar se do ta bëjë vërtetë vizitën tek djali i tij.