FUSTANI I FAMSHËM/ Stilistët shqiptarë tregojnë mesazhin që u dërgoi Beyonce – AlpeGossip
FUSTANI I FAMSHËM/ Stilistët shqiptarë tregojnë mesazhin që u dërgoi Beyonce

FUSTANI I FAMSHËM/ Stilistët shqiptarë tregojnë mesazhin që u dërgoi Beyonce

Beyonce në festën e ditëlindjes së P Diddy-t u shfaq me një fustan të gjatë të zi, të çarë në njërën anë dhe me një bust të punuar me gurë. Ky fustan i këngëtares me famë botërore ishte dizenjuar nga stilistët shqiptarë Kujta dhe Meri të cilët në një intervistë për “Prive” kanë treguar mesazhin që u ka dërguar Beyonce.

“Na kontaktoi direkt Beyonce me email. Diskutuam me menaxherët çfarë pëlqen Beyonce, por këngëtarja e la në dorën tonë. ‘Jeni të lirë, i besoj shumë talentit tuaj’, na shkruajti Beyonce. Kjo ishte edhe arsyeja pse Kujta realizoi diçka shumë të veçantë dhe të bukur sepse ka qenë i lirë në realizim”, u shpreh Meri.

“Sa më i lirë je, aq më shumë ke përgjegjësi. Kisha përgjegjësi shumë të madhe se bëhej fjalë për mbretëreshën Beyonce. Isha në siklet sepse doja ta pëlqente”, tha Kujta.

Meri tregoi edhe mesazhin që i çoi stafi i Beyonces pas eventit. “Beyonce ka shkëlqyer”, i kishin shkruar ata./Xing.al