I RIKTHEHET ORIGJINALIT/ Nevina Shtylla tashmë ka një look të sajin, të cilin dhe ju do e preferoni (FOTOT) – AlpeGossip
I RIKTHEHET ORIGJINALIT/ Nevina Shtylla tashmë ka një look të sajin, të cilin dhe ju do e preferoni (FOTOT)

I RIKTHEHET ORIGJINALIT/ Nevina Shtylla tashmë ka një look të sajin, të cilin dhe ju do e preferoni (FOTOT)

E dinit që Nevina Shtylla flokët e saj në gjendje natyrale i ka kaçurrela? Mbase shumë nga ju se kanë vënë re këtë detaj sepse moderatorja qëndron 90% të kohës në televizion me flokë të drejtë, por së fundmi gjithmonë e më shpesh e kemi parë të shfaqet në ‘Instagram’ me flokët në gjendje natyrale. Por kaçurrelat e Nevinës mund t’i keni edhe ju, madje pa u munduar shumë.

Merrni pak shkumë flokësh dhe vendoseni në flokë të lagur, më pas thajini flokët me difuzor. Nëse i keni në gjatësi mesatare deri të gjata do e arrinin rezultatin që doni edhe më lehtë. Flokët me këtë lloj stilimi janë shumë të lehta për t’u mbajtur veçanërisht për vajzat që merren rregullisht me sport pasi stilohen lehtë dhe të japin idenë e qëndrueshmërisë, madje edhe nëse yndyrosen nuk bien lehtë në sy. Për më tepër janë shumë të lehta për t’u kapur dhe duket sikur volumi nuk ju bie asnjëherë.

Për t’u frymëzuar mjafton të shikoni këto foto të Nevinës./revistawho.com