Në rrjet po qarkullon një video e një 13-vjeçareje e cila duket se qëllon me shpulla në fytyrë një grua të moshuar.
Gjithçka nisi në një rrugë të Londrës pasi vajza u dëgjua duke i ulëritur.
Sipas të pranishmëve ajo i kishte bërtitur me të madhe:
E di ti kush jam unë?
Videoja është shpërndarë fillimisht në “Snapchat” dhe më pas është bërë virale.
Gruaja ka mbetur e shokuar dhe ka nisur të qajë derisa një pasagjer e mori dhe filloi ta ngushëllonte.
Mendohet se gruaja e ka kritikuar për diçka të rendë dhe ajo s’e ka pritur aspak mirë dhe ka përdorur forcë fizike mbi të.