Këngëtarja dhe biznesmenia, Zaimina Vasjari ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me dy vajzat e bashkëshortit të saj, Klodian Asllanit. Kjo vihet re edhe nga fakti që postimet e Zaiminës me dy vajzat e Klodit nuk mungojnë.
Së fundmi Kristel festoi ditëlindjen dhe Zaimina u sigurua ta surprizonte me një super festë për 15-vjetor.
Zaimina organizoi festë në oborrin e shtëpisë së saj, ku dukej si një botë përrallash.
Këngëtarja ishte veshur me një fustan lejla që i tregonte format perfekte trupore dhe në njërën nga fotot pozoi me të bijën, Khloe, të cilën e kishte veshur gjithashtu me fustan lejla.