U SULMUA PASI PUBLIKOI VIDEON E HAJDUTIT/ Rozana Radi iu kthehet ndjekësve: Dita-ditës bindem ta lë këtë vend! – AlpeGossip
U SULMUA PASI PUBLIKOI VIDEON E HAJDUTIT/ Rozana Radi iu kthehet ndjekësve: Dita-ditës bindem ta lë këtë vend!

U SULMUA PASI PUBLIKOI VIDEON E HAJDUTIT/ Rozana Radi iu kthehet ndjekësve: Dita-ditës bindem ta lë këtë vend!

Ditën e djeshme një situatë e pakëndshme ka ndodhur në dyqanin e këngëtares së njohur Rozana Radi.

Një adoleshent është futur në ambientet e dyqanit të saj, duke shkuar menjëherë te kasa e duke marrë disa të holla.

Ndonëse është përpjekur mos të dukej, shitësja e ka vënë re nga kamerat e sigurisë, teksa Rozana e ka ndarë videon në Instagram, duke shkruar:

#comingsoon te dyqani im 🙈

✅ Te gjithe duart lart! ( Keto qe vodhi i ka pas me i prish te Folie, kurse 1 mije lekshin e donte per fat) Nderkohe ne story keni po te njetin sot duke vjedhur ne nje butik tjeter. Ka kohe ti sjelli parate qe ka vjedhur ne te kundert e dime se kush eshte dhe se kush jane ata qe i nxjerrin te vjedhin.

Ky postim i këngëtares ka ngjallur reagime të shumta dhe përveç atyre që e dënonin këtë veprim, ka patur edhe nga ata që nuk e kanë pëlqyer faktin që këngëtarja e ka shpërndarë videon në Instagram.

Këtyre kritikave ajo iu është përgjigjur me një tjetër postim, duke thënë se i mituri ka bërë këtë veprim tek një sërë dyqanesh mbrëmjen e djeshme, teksa shton se djersën e saj nuk mund t’ia falë askujt, pavarësisht moshës.