NUK PO JU IKËN GRIPI? Provoni këto hapa të thjeshta për ta larguar atë – AlpeGossip
NUK PO JU IKËN GRIPI? Provoni këto hapa të thjeshta për ta larguar atë

NUK PO JU IKËN GRIPI? Provoni këto hapa të thjeshta për ta larguar atë

Si ju kujdeseni për veten kur simptomat e gripit fillojnë të bëhen të dukshme mund të jetë vendimtare për ta kaluar atë sa më shpejt. Këto janë  disa veprime të thjeshta që duhet të bëni menjëherë në ditët e para:

– Uji dhe lëngjet tjera: konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët. Qëndroni larg kafesë dhe lëngjeve tjera me kafeinë, sepse ju shkaktojnë etje.

– Ujë me kripë: merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargara me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet.

Pikatore për hundë ose sprej: pikatoret apo sprejet e shitur pa recetë ju ndihmojnë të zhbllokoni hundët. Specialistët pohojnë se sprejet e hundës mund të përdoren pa asnjë problem si te foshnjat ashtu dhe te fëmijët e rritur. Sprejet me ujë e kripë ose pikatoret nuk përkeqësojnë shenjat e sëmundjes siç ndodh kur ndërpriten ilaçet e tjera.

Lagështira: viruset e gripit shtohen më shumë në kushte të thata. Ajri i thatë than shtresën e mukozës dhe bllokon hundën, acaron fytin. Nëse aparatet e përdorura në shtëpi për të njomur ajrin nuk pastrohen rregullisht mund të përhapin myk dhe baktere. Ndryshoni ujin brenda aparatit çdo ditë dhe pastrojeni atë në bazë të direktivave të firmës.