“TË PAVENDOSUR, MOSKOKËÇARËS DHE ”DEMBELË”/ Vërtetë mendoni se i njihni mirë Peshqit? – AlpeGossip
“TË PAVENDOSUR, MOSKOKËÇARËS DHE ”DEMBELË”/ Vërtetë mendoni se i njihni mirë Peshqit?

“TË PAVENDOSUR, MOSKOKËÇARËS DHE ”DEMBELË”/ Vërtetë mendoni se i njihni mirë Peshqit?

1.Nëse ekziston diçka që Peshqit urrejnë, ose më saktë nuk përpiqen fare është shmangja e konflikteve. E urrejnë përballjen dhe nuk kanë natyrë luftarake. Në vend që të thonë çfarë kanë në zemër, thjesht shmangin konfliktet dhe arratisen në botën e tyre imagjinare.

2.Duke qenë shenjë uji, Peshqit shpesh shkojnë me rrymën. Janë të pavendosur dhe nuk dinë çfarë duan. Arrijnë në gjendjen e të kërkuarit më shumë nga ç’mund të ofrojnë dhe nëse nuk marrin një vendim, zhgënjehen. Në marrëdhënje kërkojnë një partner dominant që i mban me këmbë në tokë.

3.Pavarësisht aftësive dhe talenteve që kanë, janë të prirur të kenë vetëvlerësim të ulët, diçka që i pengon në rrugën e tyre. Duhet të mos ndjehen keq me veten dhe të pushojnë së pasuri dyshime tek vetvetja nëse duan të jenë të lumtur dhe të suksesshëm në jetë.

4.Janë bujarë dhe të dhembshur deri në pikën e vetëmohimit. Shpesh e gjejnë veten në një situatë ku të tjerët përfitojnë sepse janë shumë bujarë dhe kuptues me çdo njeri. Mund të ndikohen lehtë nga të tjerët.

5.Nëse i pyet, shumica e njerëzve do të thonin se mbindjeshmëria është një nga trajtat më irrituese të Peshqve. Mund të lëndohen lehtë dhe ta ekzagjerojnë rëndësinë e çdo gjëje. Për shkak të personalitetit të tyre shumë sensibël, çdo gjë e mbajnë në zemër. Çdo gjë ndikon thellë tek ta.

6.Mund të jenë dembelë, por vetëm për gjërat që nuk kanë rëndësi për ta. Në këtë rast entuziazmi i tyre është jetëshkurtër dhe niveli i tyre i energjive zgjat për kohë të shkurtër. Duhet të besojnë tek kauza e punës së tyre në mënyrë që të ndihen të motivuar, dhe të punojnë shumë për të.