I LIDHUR JASHTË “BIG BROTHER”? Granit Cana flet për herë të parë për të dashurën: Nëse ma sjellin këtu… – AlpeGossip
I LIDHUR JASHTË “BIG BROTHER”? Granit Cana flet për herë të parë për të dashurën: Nëse ma sjellin këtu…

I LIDHUR JASHTË “BIG BROTHER”? Granit Cana flet për herë të parë për të dashurën: Nëse ma sjellin këtu…

Refuzimi që Graniti i bëri Fifit për një lidhje dashurie, nxiti banorët e tjerë të ngrenë disa hipoteza për arsyen pse ish-futbollisti nuk e shihte këngëtaren më shumë se motër. Disa besonin se ai thjesht nuk e pëlqen e të tjerë dyshonin se ka një lidhje dashurie jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Mbrëmjen e djeshme, Graniti vendosi të hapë zemrën dhe të flasë për herë të parë për të dashurën, gjatë kohës që po fliste me Fifin dhe me Ilirin në dhomën e gjumit.

Konkurrenti tha se është shumë i dashuruar dhe se ka bashkëjetuar me vajzën në fjalë, por familja e saj nuk e di që ajo është e lidhur, me përjashtim të motrës. Megjithatë, Cana tregoi se kur hyri në këtë reality show, gjërat mes tyre ishin lënë përgjysmë.

“Pa vetëdije, thua ‘A po ndodh kjo?’. 360 gradë ndryshe. Po e kam pas edhe pak vështirë me thon në fillim. Ata të shtëpisë së saj nuk e dinin. Fatkeqësisht ajo babin nuk e ka gjallë dhe të shtëpisë së saj jetojnë në Pejë. Unë me të kam bashkëjetuar në Prishtinë.

Motra e vet e ka dit për mu, por jo të tjerët. Një herë e pata thirr në shtëpi për ramazan, por nuk erdhi, i vinte keq. Vetëm ça shkoja në punë, shkoja në shtëpi të merrja ndonjë rrobë dhe të përqafoja mamin, edhe drejt te ajo, non-stop.

Është pak e shkurtër, por e ka një fytyrë… zeshkane. Kur flas për të, s’mund të menoj. Më kanë dalë edhe lot një herë, është diçka që s’muj me e mohu. Nëse e binë ata këtu keni me e kuptu ç’ka domethënë…

Nuk ma merr menja që pranon ajo. Jam tu i nejt besnik. Kur kam ardh këtu, ne e kemi lon si në gjys punën, nuk është se kena kon bashkë. Ka dy motra, një e ka jashtë të martuar”,- tha Granit Cana.

Ish-futbollisti ruajti një marrëdhënie shoqërore me Fifin, e cila pavarësisht të gjithave, vazhdon të bëhet xheloze për të në shtëpi.