EKSKLUZIVE/ Zbulohen DY konkurente të tjera të “Big Brother VIP”. Këngëtarja e muzikës popullore dhe… – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/ Zbulohen DY konkurente të tjera të “Big Brother VIP”. Këngëtarja e muzikës popullore dhe…

EKSKLUZIVE/ Zbulohen DY konkurente të tjera të “Big Brother VIP”. Këngëtarja e muzikës popullore dhe…

“Reality show”i shumeperfolur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” është ne prag të nisjes, teksa flitet se data do jetë ajo e 1 tetorit.

Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë.

Disa prej emrave që jane zbuluar deri tani jane: Sheila Haxhiraj, Ema Andrea, Albërie Hadërgjonaj, Andi Artani. Përflitet për Anxhela Peristerin, Romeo Veshaj, Meridian Ramçaj , Arjola Demirin.

Ndërkohë që burime për AlpeGossip.al, bëjnë me dije edhe emrat e dy konkurenteve të tjera të cilat janë vertetë surprizë.

E para është kengetarja shumë e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema, e cila njihet për tipin e saj shpërthyes.

E dyta, është sipermarrësja Silva Baltadori, gjithashtu e njohur për deklaratat aspak të zakonta ndonjëherë por që perbejnë edhe lajm.

E sigurt është, që ky “Reality show” premton që tani spektakël. AlpeGossip.al