“THASH TË KAP CA PIKË”/ Beatrix ironizon Arjolën: Tregova gjithë historinë e jetës – AlpeGossip
“THASH TË KAP CA PIKË”/ Beatrix ironizon Arjolën: Tregova gjithë historinë e jetës

“THASH TË KAP CA PIKË”/ Beatrix ironizon Arjolën: Tregova gjithë historinë e jetës

Duket se Beatrix Ramosaj është ende e nevrikosur me Arjola Demirin dhe sa herë gjen momentin flet për të. Së fundmi, teksa ndodhej në kuzhinë së bashku me Donaldin dhe Meridianin, ajo ironizon aktoren e njohur.

“Isha te dhoma e rrëfimit, tregova gjithë historinë e jetës, thashë të kap ca pikë”, u thotë ajo djemve.

Meridiani më pas e pyet: “Hë si të shkoi situata?” dhe këngëtarja i përgjigjet shkurt: “Mirë shumë”.

“Bravo” i thotë Meridiani, i cili më pas nis me gatimin që po bënte së bashku me Donaldin.