“ËSHTË SJELLË SI SHTRIGË”/ Banorët ironizojnë njëri-tjetrin: E teprova, Dagz ka hyrë për mua në shtëpi – AlpeGossip
“ËSHTË SJELLË SI SHTRIGË”/ Banorët ironizojnë njëri-tjetrin: E teprova, Dagz ka hyrë për mua në shtëpi

“ËSHTË SJELLË SI SHTRIGË”/ Banorët ironizojnë njëri-tjetrin: E teprova, Dagz ka hyrë për mua në shtëpi

Prova e javës kësaj radhe ishte që banorët e ndarë në çifte duhej që të mbanin një zjarr të ndezur deri të martën që është spektakli. Banorët kanë bërë biseda të ndryshme teksa kujdeseshin që zjarri të mos fikej.

Kur ishte radha e Big Mamës dhe Sarah, jashtë me ta ishin edhe Dj Dagz me Einxhel, ku folën se kush mund të dalë jashtë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Moderatorja e njohur në një moment u shpreh se Pajtimi ka hyrë për të në shtëpi. Madje edhe Dj Dagz u shpreh se nëse del Einxhel edhe ai del se nuk ka çfarë të bëjë aty.

Biseda mes banorëve:

Einxhel: Thuaj të vërtetën kush del nga ne të dy po të ishim në nominim?

Big Mama: Të dy bashkë

Sarah: Të dy. Po të jeni burra dilni që të dy krah për krah

Dagz: E vërteta e vërteta është se nëse del Einxhel, lypi me dal edhe unë se nuk kam çfarë të bëj këtu

Big Mama: Nuk ke çfarë lyp ee

Sarah: E çfarë do me thënë me këtë, që duhej të kisha dalë edhe unë kur doli PM

Einxhel: Jo, se ju të dy nuk keni hyrë për njëri-tjetrin

Sarah: Pse ju të dy hytë për njëri-tjetrin?

Einxhel: Dagz për mua ka hyrë, ende se ke kuptuar

Dagz: Edhe PM për Sarah ka hyrë

Einxhel: E di ku e kam kuptuar se ka qenë kulmi, kur Sarah ka ardhur të më qetësojë. Thashë imagjino Sarah që qan për gjënë më të vogël në këtë shtëpi, ka ardhur të më qetësojë mua

Sarah: Po qetësoj Einxhel

Dagz: Plus që Sarah i ka dalë PM

Einxhel: Po dhe ishte më e fortë se unë në ato momente. E kam tepruar, edhe i thashë Arbanës ta kisha ditur se do kthehej nuk do qaja, kokërr loti. Por nëse del nuk do hedh qaj më

Sarah: Ke qarë shumë kur doli

Einxhel: Qava për PM

Sarah: Po për PM ma merr mendja

Dagz: Big e di që ti nuk më gënjen, pse ka qarë Einxhel?

Big Mama: I ka rënë pishman

Dagz: Pse?

Sarah: Se është sjellë si shtrigë

Big Mama: Po