BIG BROTHER VIP 3/ Postimi që ngriti dyshimet se Luizi mund të jetë opinionisti – AlpeGossip
BIG BROTHER VIP 3/ Postimi që ngriti dyshimet se Luizi mund të jetë opinionisti

BIG BROTHER VIP 3/ Postimi që ngriti dyshimet se Luizi mund të jetë opinionisti

“Big Brother Vip” është një nga programet që po pritet me padurim nga publiku shqiptar. Ndërkohë që ende nuk kemi një datë të saktë se kur do të fillojë, Arbana Osmani ka treguar se puna për programin që ka thyer cdo rekord shikueshmërie ka filluar.

Nga ana tjetër, pas konfirmimit se Arbër Hajdari nuk do të jetë në BBV, në media kanë nisur spekulimet se kush mund të jenë dy opinionistët e ardhshëm. Ndërkohë që Zhaklin Lekatari ka shprehur hapur dëshirën për të qënë opinioniste e këtëj “reality show”, një tjetër emër që përflitet në media është fituesi i “BBV 2”, Luiz Ejlli.

Këngëtari, i cili tashmë njihet hapur për postimet e tij që bëjnë lëmsh publikun, ka ngritur dyshimet ditën e sotme se ai mund të jetë opinionisti i sezonit të ardhshëm, duke zëvëndësuar kështu Arbër Hajdarin.

Luizi, i cili është duke shijuar disa pushime me Kiarën në Itali, ka publikuar një fotografi në profilin e tij të Instagramit, ku shihet i ulur në një kolltuk, duke pozuar me mjaft seriozitet.

“Opinionista di Grade Fratello, Luigi Angelo”, shkrim të cilin e ka bërë në gjuhën italiane, nisur nga fakti që artisti momentalisht gjendet në Itali.

Menjëherë pas publikimit të këtij postimi në “Instastory”, ndjekësit e Luizit janë entuziazmuar, duke spekuluar se ky postim nënkupton që artisti mund të jetë opinionisti i ardhshëm i “Big Brother 3”.