Era Istrefi SURPRIZON fansat! Së shpejti me një këngë në gjuhën shqipe – AlpeGossip
Era Istrefi SURPRIZON fansat! Së shpejti me një këngë në gjuhën shqipe

Era Istrefi SURPRIZON fansat! Së shpejti me një këngë në gjuhën shqipe

Pas performancës në Botëror Era Istrefi është kthyer në Kosovë dhe duket se po punon për një këngë të re në gjuhën shqipe.

“Bon Bon” ishte kënga që Era Istrefit i dha famë ndërkombëtare dhe i hapi rrugët me studiot e huaja muzikore. Edhe pse në gjuhen shqipe, kjo këngë arriti që të hyj në top listat më të mëdha në botë, përfshirë edhe Billboardin amerikan dhe Chartin britanik.

Sipas Gazeta Express Era Istrefi pas kthimit të saj nga Rusia në Prishtinë ka nisur punën në studio për këngën e re në gjuhën shqipe.

Kënga e re në shqip e Erës pritet të lançohet gjatë muajve në vazhdim, ndërkohë që këngëtarja dy ditë më parë ka lançuar klipin e këngës “Prisoner”, të xjiruar në Xhamajka.