Nga SHBA-ja menjëherë në shesh! Eleni Foureira rikthen Klea Hutën në Tiranë! – AlpeGossip
Nga SHBA-ja menjëherë në shesh! Eleni Foureira rikthen Klea Hutën në Tiranë!

Nga SHBA-ja menjëherë në shesh! Eleni Foureira rikthen Klea Hutën në Tiranë!

Javët e fundit, moderatorja e njohur dhe aktorja Klea Huta udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të realizuar xhirimet e emisionit më të ri që do të nisë në Top Channel.

Mesa dimë aktualisht, Klea dhe skuadra e saj ka realizuar xhirimet e intervistës së Emina Çunmulajt dhe mbulimin e dasmës së Afërdita Dreshajt.

Por duket se këngëtarja ka marrë fluturimin e parë drejt Tiranës për të prezantuar një prej koncerteve më të mëdha që do të mbahet në sheshin Skënderbej, “Coca Cola Summer Fest”,

Klea do të prezantojë për së dyti herë koncertin, në të cilin do të performojnë emra si Eleni Foureira, Yll Limani, Dhurata Dora, Arilena Ara, Eugent Bushpepa, Young Zerka etj.

Pra, bëhuni gati se në orën 20:00 në datën 25 korrik sheshi do të marrë “zjarr”.