FITOI PROJEKTIN QË KISHTE ËNDËRRUAR NGA BIG BROTHER/ Einxhel zbulon çfarë ka ndodhur – AlpeGossip
FITOI PROJEKTIN QË KISHTE ËNDËRRUAR NGA BIG BROTHER/ Einxhel zbulon çfarë ka ndodhur

FITOI PROJEKTIN QË KISHTE ËNDËRRUAR NGA BIG BROTHER/ Einxhel zbulon çfarë ka ndodhur

Në një nga spektaklet e “Big Brother Vip 1”, Einxhel Shkira fitoi një projekt në “Top Channel” sipas formulës që kishte dëshiruar, ku në qendër do të jenë vajzat që nuk kanë mundësi për t’u shkolluar.

Ka kaluar më shumë se një vit dhe njerëzit janë kurioz çfarë u bë me projektin e Einxhelit. Këtë e ka zbuluar vetë ajo duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram.

Einxhel ka treguar se ende është duke punuar për këtë projekt pasi do që ta realizojë me gjithçka të nevojshme

“Më vjen mirë që pyesni dhe janë pafund mesazhe që më pyesin, nuk është një plan, është një projekt, goxha ambicioz, për të cilin dikur kam pasur nevojë për njerëz të tjerë që të mund ta realizoj sepse kam qenë e vetme, pa asnjë lloj ndihme, pa asnjë lloj suporti, pa asnjë lloj njohje. Siç e dinë të gjithë Big Brother ka qenë trampolina që unë kam dashur të përdor për të realizuar këtë projekt, nga i cili asnjë moment nuk kam hequr dorë së menduari dhe së punuari për të. Thjesht dua ta bëj siç duhet. Dua të ketë gjithçka që është e nevojshme. Nuk dua të bëj diçka amatore. Nuk dua të hap një fondacion që është anonim që nuk dihet as si buron, as ça bën, as qysh as tek, kështu që me atë po merrem”, tha Einxhel.

Fitoi projektin që kishte ëndërruar nga Big Brother, Einxhel