DO I NGATËRRONI/ Tea poston FOTON me motrën e Beartit dhe ngjashmëria e tyre duket e “frikshme” – AlpeGossip
DO I NGATËRRONI/ Tea poston FOTON me motrën e Beartit dhe ngjashmëria e tyre duket e “frikshme”

DO I NGATËRRONI/ Tea poston FOTON me motrën e Beartit dhe ngjashmëria e tyre duket e “frikshme”

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, pas skandalit të madh të romancës qëi bëri kryefjalën e mediave gjatë këtyre ditëve.

Megjithëse doli ‘e përputhur’ me Andin nga emisioni, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.

Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” në njëfarë mënyre lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku.

Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij, ndërsa duket se ka një marrëdhënie të mirë me kunatën, Idean.

Në postimin e fundit në InstaStory, Tea ka ndarë një foto me motrën e Beratit dhe rrjeti u shokua nga ngjashmëria e tyre e madhe.

Dy vajzat fare mirë mund t’i ngatërrojnë për motra, pasi janë të dyja bjonde dhe kanë të njëjtën ngjyrë sysh.

Dy vajzat kanë pozuar pa grim dhe vështirë se mund t’i dallojmë nga njëra-tjetra!

Më herët, Tea ka treguar se ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për të, për shkak të gjithë ofendimeve dhe mallkimeve që ka marrë.

Këto ditët e fundit nuk kanë qenë aq të lehta, sepse të kthehet një shqiptari e tërë kundër të të shajë të të ofendojë të të urojë vdekjen nuk është aq e lehtë sado person i fort të jesh është e vështirë të kapërdihet, por ja që kaloi. Thonë që çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por kjo e imja zgjati më shumë. E rëndësishme është që kam pasur mbështetje nga njerëzit e mi të afërt dhe kam kaluar gjëra më të vështira se kjo dhe mbetet në të shkuarën dhe ne ecim përpara”, shprehet Tea.

Ajo ka treguar se nuk doli që në fillim me Beartin nga emisioni, sepse kur ai u largua mes tyre nuk kishte lindur ende asgjë. Ndërkohë dikush e ka pyetur përse nuk u largua nga programi, siç bëri edhe Fjorela pasi gjeti dashurinë jashtë.

Fjorela ka ndenjur shumë e heshtur në program ditët e fundit, por për shkak të kontratës ju kërkua që të rrinte ca më tepër. Nejse punë për njerëzit”, thotë Tea.

Me pas ajo ka treguar se është ndjerë shumë e zhgënjyer nga intervista që Andi Shehi dha në “Roped With Olsi”. Andi nuk u shpreh në emision me bindje të plotë se produksioni apo qoftë ai vetë ishte në dijeni të gjithë kësaj historie, ndërkohë që në reagimin e tij të parë tha gjë tjetër.