“MË THA TË MOS E ÇAJA KOKËN”/ Kush e bindi Julkën të bëhej pjesë e ‘Dancing With the Stars’ – AlpeGossip
“MË THA TË MOS E ÇAJA KOKËN”/ Kush e bindi Julkën të bëhej pjesë e ‘Dancing With the Stars’

“MË THA TË MOS E ÇAJA KOKËN”/ Kush e bindi Julkën të bëhej pjesë e ‘Dancing With the Stars’

Julka Gramo është një ndër konkurrentet e “Dancing With the Stars” që transmetohet të premteve në ekranin e Top Channel. Ajo ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku tregoi rreth momentit që i erdhi ftesa për t’u bërë pjesë e spektaklit.

'Më tha të mos e çaja kokën', kush e bindi

Fillimisht Julka tha se ka pasur shumë pikëpyetje, por më pas e ëma e ka bindur.

'Më tha të mos e çaja kokën', kush e bindi

“Ka qenë një mesazh nga Eurilda, producentja ekzekutive e “Dancing With The Stars”. Nuk e fsheh, më pëlqente shumë si ide. Ftesa më erdhi shumë ëmbël. Dolëm, e dëgjova çfarë kishte për të thënë, por kisha shumë pikëpyetje në mendje. Vetëm për shkak të kohës kryesisht, sepse secili prej nesh ka impenjimet e veta. Pikëpyetjet e para janë çështje organizimi.

Përveç projekteve të mia radiofonike, unë jam e impenjuar si nënë dhe kjo ishte pikëpyetje shumë e madhe. Por, pastaj kur bisedova me nënën time, më tha të mos e çaja kokën fare sepse ajo ishte aty. Më pas ishte ideja se kush do ishte pjesë e kastit, asnjëri nga ne nuk e dinte.

Pastaj ishte balerini, sesi do të ishte energjia mes njëri-tjetrit. Hera e parë kur u takova me Silvesterin m’u duk shumë serioz dhe mendova çfarë do bëj unë me këtë. Por pastaj u ambientuam”, tha ajo.