DASHURI DHE ZËNKA/ Mozzik dhe Loredana rrëfejnë historinë e tyre (FOTO) – AlpeGossip
DASHURI DHE ZËNKA/ Mozzik dhe Loredana rrëfejnë historinë e tyre (FOTO)

DASHURI DHE ZËNKA/ Mozzik dhe Loredana rrëfejnë historinë e tyre (FOTO)

Ata janë një ndër çiftet më të përfolura të momentit për shkak se u bënë prindër të një vajze për herë por edhe për këngët hite që kanë sjellë. Po flasim për Mozzik dhe Loredanna të cilët po jetojnë në Gjermani dhe atje kanë arritur të njihen tashmë dhe këngët e tyre të klikohen sidomos të Loredanës e cila ka vite që jeton atje.

Ata së fundmi kanë dhënë një intervistë për një radio mjaft të famshme gjermane siç është BIGfm. Çifti i njohur kanë folur për karrierën etyre dhe kanë zbuluar se me 1 shkurt do të sjellin këngën e tyre më të re bashkëpunim e cila do të titullohet “Romeo dhe Julia” e më pas Tomy and Jerry. Loredana u shpreh se do të sjell albumin e saj të parë dhe rreth 4 këngë do të jenë bashkëpunim me bashkëshortin e saj Mozzik.

Por le të ndalemi pak tek këngët që çifti kanë sjellë së bashku nga Bonnie and Clyde ku dyshja shihen të bashkuar dhe mjaft bashkëpunues me njëri-tjetrin. Ata arrijnë që të gjitha misionet tu përfundojnë së bashku. Kënga e dytë ndërkohë flet për Romeon dhe Juli-an ku mbizotëron dashuria dhe sakrifica e tyre për të. E ashtu siç thotë edhe këngëtarja bashkëpunimi i tretë do të titullohet “Tomy and Jerry” ku në qendër janë mosmarrëveshjet dhe grindjet e tye. Nëpërmjet këtyre bashkëpunimeve ata na tregojnë një pjesë të historisë së tyre dhe do të jetë një kuriozitet i madh edhe për publikun.