Pas publikimit të bashkëpunimit të tyre “S’ka dashni”, Keisi Medini dhe Seldi Qalliu janë bërë kryefjala e mediave. Për shkak të afrimitetit të madh që kanë shfaqur me njëri-tjetrin, është aluduar se ata kanë nisur një lidhje dashurie.
Gjatë një interviste së fundmi, Keisi mohoi të ishte e lidhur me Seldin, madje e quajti atë vëlla dhe përmendi faktin se ishin rritur së bashku.
Pas deklaratës së Keisit, ditën e sotme ka reaguar edhe Seldi. Ai ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram ku shkruan “Single boy”, duke hedhur poshtë të gjitha fjalët se ai dhe Keisi janë të lidhur.