E PABESUESHME/ Shihni misterin që mbulon vrasjen e modeles amerikane – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Shihni misterin që mbulon vrasjen e modeles amerikane

E PABESUESHME/ Shihni misterin që mbulon vrasjen e modeles amerikane

Një modele 28 vjeçare e cila sapo ishte shpërngulur në Atlanta me të dashurin e saj , vdiq pasi u qëllua në qafë gjatë kohës që drejtonte makinën për në punë.

Vajza ishte e ekzaltuar që karriera e saj kishte pësuar ngritje

Kelsey Quayle ishte zhvendosur në Atlanta nga Kalifornia në Gusht, me shpresën për të gjetur më shumë mundësi për modeling, por jeta e saj u ndërpre të Hënën.

Quayle u fut në makinë për të vajtur tek klinika e dentistit, ku kishte gjetur një punë të dytë për të fituar ca para më shumë.

Gjatë kohës që ajo ngiste makinën në rrugën ‘Riverdale’, në Kontenë Clayton, 28 vjeçarja u qëllua në qafë, një plagë që do i shkaktonte humbjen e ndjenjave dhe bëri që të përplplaste kokën me dy automjete të tjera.

Zyrtarë nga policia e Kontesë së Clayton-it fillimisht menduan se ishte një aksident, pasi nuk morën asnjë denoncim për të shtëna me armë. Kjo, deri në momentin që vajza u dërgua në spital, ku doktorët zbuluan se ishte qëlluar me armë zjarri.

Familja e viktimës tha se vendosën të hiqnin aparaturat që e mbanin në jetë, pasi doktorët në spitalin Grady Memorial thanë se truri i saj kishte vdekur tashmë.

Familja po përpiqet të gjejë arsyet e vdekjes tragjike të vajzës.

Kayleigh Quayle, motra e viktimës thotë: “Dua të di kush e bëri këtë. Është qesharake. Ajo nuk e meritonte këtë”, shkruan ‘Russia Today’.

Policia nuk ka ende një të identifikuar dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë.

Kayleigh tha se familja e saj kanë shumë teori rreth kësaj vrasjeje të dyshimtë, përfshirë edhe një sulm bandit apo një incident të ardhur si pasojë e përplasjes së bandave.

Ajo shtoi rreth motrës së saj: “Ajo ishte e bukur, ishte njeriu më i ëmbël, ishte modele, por asnjëherë nuk ishte mëndjemadhe. Ajo i donte të gjithë dhe të gjithë e donin.”