JONIDA VOKSHI ZBULON DETAJET E REJA NGA “BBVIP KOSOVA”/ Elvana Gjata pjesë e spektaklit të madh? – AlpeGossip
JONIDA VOKSHI ZBULON DETAJET E REJA NGA “BBVIP KOSOVA”/ Elvana Gjata pjesë e spektaklit të madh?

JONIDA VOKSHI ZBULON DETAJET E REJA NGA “BBVIP KOSOVA”/ Elvana Gjata pjesë e spektaklit të madh?

Ditën e hënë (5 dhjetor) do të nisë spektakli i shumëpritur “Big Brother Vip Kosova”.

Pas gati 6 muajsh që nga lajmërimi për versionin kosovar të realit-show, duket se gjithçka është gati për të mirëpritur banorët e famshëm të kësaj shtëpie.

Mirëpo ka ende shumë gjëra pa u zbuluar nga spektakli madh. Deri më tani faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë disa ndihma për publikun, duke zbuluar detaje nga konkurrentët, natyrisht pa zbuluar emrat e tyre.

Jonida Vokshi ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe nga pyetjet që i drejtuan moderatores, të shumta ishin ato rreth “BBVIPKosova”.

Një ndjekës e ka pyetur prezantuesen se në cilat ditë  të javës do të jepen netët ‘live’.

“2 herë në javë, kaq mund t’ju them”- është përgjigjur Jonida pa zbuluar asnjë detaj më shumë.

“Sa banorë do të jenë në fillim apo 14 si gjithmonë? Po gjatë muajve do ketë banorë të rinj?”- e pyeti një tjetër ndërsa moderatorja është përgjigjur: “14 si fillim, pastaj do të ketë surpriza pa ndal”.

Një ndër emrat shumë të komentuar për të qenë pjesë e spektaklit të madh është dhe Elvana Gjata.

“Po merre Elvanën në “BBV” me zor”- shkroi dikush, ndërsa Vokshi iu përgjigj nëpërmjet një videoje ku i tregon të heshtë.

 

Mirëpo ky reagim i Jonidës i ka bërë ndjekësit të mendojnë se mund të ekzistojë mundësia që këngëtarja bashkohet spektaklit të shumëpritur.

Kujtojmë se burime për “Panorama Plus”, kanë zbuluar se një personazh shumë i njohur nga Shqipëria do i bashkohet shtëpisë së famshme.