KATY PERRY SHTATZËNË PËR HERË TË PARË/ Këngëtarja tregon barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
KATY PERRY SHTATZËNË PËR HERË TË PARË/ Këngëtarja tregon barkun e rrumbullakosur

KATY PERRY SHTATZËNË PËR HERË TË PARË/ Këngëtarja tregon barkun e rrumbullakosur

Katy Perry është shtatzënë dhe lajmin e ëmbël e dha vetë këngëtarja me videoklipin e ri “Never worn white”. Në fund të klipit, 35-vjeçarja shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me fustan të bardhë dhe në një skenë tjetër e mbuluar me tyl.

Katy zbuloi në Instagram se fëmija i saj dhe i Orlando Bloom do të vijë në jetë gjatë verës.

“Shumë gjëra do të ndodhin këtë verë. Jo vetëm që do të lind në kuptimin e parë të fjalës, por edhe figurativisht do të sjell në jetë diçka që mezi e prisni”, tha Katy, duke iu referuar albumit të ardhshëm.

“Jam e emocionuar, ne jemi të emocionuar dhe shumë të lumtur. Është sekreti më i gjatë që kam mbajtur. Mendova t’jua tregoja nëpërmjet muzikës”, u shpreh këngëtarja për shtatzëninë.