NUK NDALET/ Luana Vjollca zbulon një pjesë nga projekti i ri dhe detajet e këngës së saj – AlpeGossip
NUK NDALET/ Luana Vjollca zbulon një pjesë nga projekti i ri dhe detajet e këngës së saj

NUK NDALET/ Luana Vjollca zbulon një pjesë nga projekti i ri dhe detajet e këngës së saj

Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës për një kohë të gjatë për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika.

Para pak kohësh bukuroshja e ekranit u shfaq duke punuar buzë detit me ekpin e saj për një këngë të re. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave. Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndau një foto ku u shfaq e veshur me të bardha si një zanë magjike, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re.

1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti i ir i këngëtares, të cilin duket se ajo e ka gati.

Ditën e sotme Luana Vjollca ka publikuar në Instagram një video të shkurtër, shkëputur nga videoklipi i këngës së re. Ajo shfaqet shumë ndryshe nga çdo herë tjetër, teka shihet e veshur me të bardha dhe me flokë të prerë shumë shkurt e me balluke. Gjithashtu Luana ka zbuluar se kënga do të publikohet në 18 qershor në orën 18:06. Përkrah videos së këngës të re, Luana ka treguar se nesër do ndajë me ndjekësit e saj ëndrrën që ka bërë realitet. Se për çfarë bëhet fjalë uk dihet ende, ndaj do të na duhet të presim edhe pak orë për të zbuluar gjithçka.