Ai që shkrin së qeshuri popullin shqiptar qenka një baba shumë i rreptë! – AlpeGossip
Ai që shkrin së qeshuri popullin shqiptar qenka një baba shumë i rreptë!

Ai që shkrin së qeshuri popullin shqiptar qenka një baba shumë i rreptë!

Prej vitesh në skenat shqiptare për të dhuruar të qeshura, aktori Gentian Zenelaj ka treguar që në shtëpi nuk është aspak i tillë.
Me bashkëshorten e tij Aida gëzon dy fëmijë, Danielin dhe Arjen, me të cilët është shumë i rreptë.

Në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati, ai ka treguar marrëdhënien me të birin, pasi vajza është më e vogël për të kuptuar.

“Nuk mund ta them se jam baba shembullor, se nuk ka. Jam i përkushtuar, jam i rreptë sepse mendoj që Danieli duhet të kuptojë se është shumë me fat se ka një shtëpi mbi kokë, dy prindër që kujdesen për të, ushqim mbi tavolinë cdo ditë. Unë mendoj që njerëzit duhet të fillojnë të falenderojnë zotin, prindërit e tyre që janë me fat”, rrëfeu Genti.

Ka disa kohë që Genti ka lënë spektaklet e humorit për tu bërë pjesë e një emisioni investigativ, ku sheh raste të ndryshme dhe e ka bërë të mendojë se është me fat. Këtë gjë, Genti mundohet ta transmetojë tek fëmijët e tij duke i treguar se jo cdo njeri ka këto të mira në jetë.