UPS/ Ina kapet keq me Robert Berishën: Nuk e dëgjoj as për 100 mijë euro (FOTO) – AlpeGossip
UPS/ Ina kapet keq me Robert Berishën: Nuk e dëgjoj as për 100 mijë euro (FOTO)

UPS/ Ina kapet keq me Robert Berishën: Nuk e dëgjoj as për 100 mijë euro (FOTO)

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ina Kollçaku ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour zone”, në RTV Ora, ku gjatë intervistës me moderatoren Ester Bylyku, ajo foli edhe për marrëdhënien që ka me figurat publike.

E pyetur se këngët e cilit artist shqiptar nuk do t’i dëgjonte as për 100 mijë euro, Ina përmendi Robert Berishën.

Ester Bylyku: Këngët e cilit artist shqiptar, nuk do ta dëgjoje as për 100 mijë euro?

Ina Kollçaku: Përgjithësisht, unë nuk dëgjoj muzikë shqip. Por, Robert Berishën nuk do ta dëgjoja asnjëherë.

Ester Bylyku: As për 100 mijë euro?

Ina Kollçaku: Jo, as për 100 mijë euro

Kujtojmë që edhe Ina dikur ka qenë pjesë e muzikës dhe ka konkurruar në “Kënga Magjike”.